Abuzoi me tenderat, 5 vite burg për drejtorin e LSI-së

Kronike Kryesore

Gjurma 26/04/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto. Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg dhe si dënim plotësues të mos ushtrojë funksione publike 5 vjet.

Vetë Artur Zoto, i cili rrezikon dënimin me 5 vite burgim për korrupsion pasiv nuk ishte në seancë. Seancën e radhës pritet që mbrojtja të paraqesë gjithë argumentet për të vërtetuar që është i pafajshëm. Zoto ka thënë nga ana tjetër se po mbahet në burg jo për akuzën për korrupsion por për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher.

Prej muajsh, Zoto po përballet me gjykatën për Krime të Rënda, pas dyshimeve për korrupsion pasiv. Ai u implikua në aferën korruptive, pasi dëshmisë që bëri në prokurori, ish-zëvendësi i tij, Iljas Labi, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Dëshmitë e tij në gjyq

Zoto: Nuk kam asnjë faj. Me Iliaz Labin kam pasur komunikim të ngrirë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët.

Zoto, prokurores: Nëse jam këtu për gjëra të tjera ju e dini mirë.

Zoto, gjykatës: Kërkoj të ngrihet një komision i veçante që të verifikojë tenderin për të cilin akuzohem.

Arrestimi

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

 

Akuza

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *