Adi Krasta: Nuk ka kuptim të bëjmë tani të çuditurin me veprimet e Thaçit

Kryesore

Kur zëra të mënçur të elitës intelektuale e kulturore të Kosovës shprehnin shqetësim rreth asaj që nuk dukej por që përflitej në marrëdhënien e padukshme të Thaçit me udheheqësit e Serbisë në tryezat teatrale të Mogherinit, pjesa më e madhe e popullatës së Kosovës, brenda vendit dhe në diasporë, dukej se e kishte vemendjen te perqendruar në ngjarje të tjera me dramaticitet të lartë si zgjedhjet, koalicionet, Haga e liderëve dhe klasa politike e korruptuar (anipse asnjehere aq banale sa klasa politike e Shqiperise).

Nuk ka kuptim të bëjmë tani të çuditurin dhe as të mërziturin me veprimet e Thacit. Kushdo që sheh me vemendje dhe lidh pikat e rebusit e kupton se procesi ka nisur herët, që në ditët kryeministrore të tij.

Djaloshi Soros po rrotullohet shumë vonë në skenë dhe me shumë gjasë ka nje rol episodik.

Jo rastësisht kryetari Thaci kërkon referendum popullor. As ai e as zyra e tij, por të tjerë aktorë kanë kohë që bëjnë sondazhe e agjenturë për të treguar se Kosova e sotme eshtë e lodhur për të qënë pambarimisht një provincë sherri të vazhdueshëm.

Ashtu siç po bëhet gradualisht himni kombetar nje melodi jo domethënëse, siç është bërë ne syte e shume njerezve Shqiperia një strukturë lapangjoze kërcënuese, nuk është e çuditshme që të bëhet Serbia nje fqinjë të cilës i jepet Mitrovica e Veriut dhe ndonjë Zajednice a Manastir Decani me ortodoksi te pavarur, vetëm e vetëm që në të ardhmen të mos kihet asnjë lidhje dhe asnjë shqetesim me serbet e nga Serbia.

Treguesit për ndryshim në konceptimin e realpolitikes e pragmatizmit, sikurse dhe ndryshimit te gjëndjes psikoshpirtërore të njerezve të zakonshëm në Kosovë janë të shumtë. Dhe të dallueshëm. Ato duheshin monitoruar me shume kujdes pesëmbedhjetë vjetet e fundit.

Patriotët duhet të kishin punuar me kohe për këtë ditë ballafaqimi të madh. Por nje Doktrine Kombëtare Mbijetese nuk u formulua kurrë. Gjithçka tjeter eshte përsiatje interneti. Dhe është krejtesisht e pamjaftueshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *