Agron Llakaj rrëfen takimin me Ben Blushin: Më kërkoi të kthehem në Top Channel

Showbiz

Vitin e kaluar qarkulloi në media një foto ku shfaqej Agron Llakaj duke biseduar në një kafe me Ben Blushin. Menjëherë asokohe nisën aludimet se Llakaj do largohet nga Vizion Plus për t’u rikthyer në Top Channel, aty ku vite më parë ai ishte aktor dhe prezantues në Portokalli.

I ftuar së fundmi në emisionin “3-shat”, Llakaj tregoi se u takua me Blushin pasi ai i bëri një ofertë për t’u rikthyer në Top Channel por e pati të vështirë ta braktiste Vizion plusin.

“Agron kur ha drekë me Drejtorin e Top Channel, Ben Blushin flisni vetëm për punë apo është thjesht drekë shoqërore se portalet i bëni lëmsh kur drekoni bashkë”, e pyeti Bora Zemani.

“Para një viti kemi pirë një kafe. Ishte një bisedë për ofertë për në Top Channel. Mbeti në kufijtë e gjërave që u diskutuan por nuk u realizuan. Unë në jetën time kam shëtitur dhe rendur shumë, të vetmen gjë që nuk e kam braktisur kurrë ka qënë familja. Al Pazar për mua ka qënë familje. Unë nuk braktis kollaj”, u shpreh Llakaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *