Agronomi me shkollë të lartë që mbledh hekura në Laç për bukën e familjes

Kryesore Lajme

Kjo është çfarë ka mbetur nga shembja e pallateve në lagjen numër 4 të qytetit të Laçit pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këto grumbuj inertesh njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre duke mbledhur hekura nën rrënoja.
Një nder ta është Pjeter Ndreca, shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti.

Që kur në Laç filloi shembja e pallateve, Pjetrin e gjen duke mbledhur hekura për të fituar bukën e gojës.

Pjetri ka mbaruar shkollën e lartë si agronom gjithashtu fëmijët i ka shkolluar por tërmeti i dha një goditje mjaft të madhe.

Mundësitë për të gjetur një punë janë të pakta për të.

Ashtu si jeta e hekurmbledhësit edhe pamjet që sot qyteti i Laçit të ofron është e trishtë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *