Ahmetaj: Nga 1 janari nuk do të ketë më kazino në zonat e banuara. Braçe, skeptik

Ekonomi Kryesore Lajme

Nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike. Këtë gjë e ka bërë të ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se qytetet do të çlirohen nga ky aktivitet.

Po ashtu, Ahmetaj bëri të ditur se edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njera-tjetra.

Ahmetaj: 1 janari 2019, dua ta deklaroj për qytetarët sepse deputetët e dinë, nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet. Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike, do të largohen nga qyteti dhe këtë vendime  ka marrë kjo mazhorancë, e ka marrë mazhoranca e PS, qeveria e PS.  Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra.

Ahmetaj bëri të ditur se nuk po bën mbron lojërat e fatit, por tha si i ka rritur taksat për këtë biznes.

Ahmetaj: I kemi rritur taksimin, Fatos Nano e la me 20, Saliu e bëri me 10 ne po i nxjerrim jashtë qyteteve.

Kryekomisioneri Erion Braçe eshte shprehur skeptik ne lidhje me nje nisme te tille duke deklaruar se duhet te shprehet vullneti edhe per sa i perket pikave te basteve.

“Kush na siguron ne zoti minister, se pas ndonje dyqani djathi, apo buke, apo ndonje lokali fshihet nje ndarja per kazinote elektronike. E njejta gje mund te thuhet edhe pikat e basteve sportive, ku nuk respektohet kriteri ligjore, me minimalja distanca”, deklaroi Braçe. Por ministri e siguroi kryekomisionerin e njejta gje, zbatim i ligjit do te veprohet edhe per pikat e basteve sportive

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *