“Ajo tha PO!” Moderatori i bën propozim për martesë të dashurës së tij në transmetim live

Kryesore Kulturë Showbiz Slider kryesore

Ai është shumë hermetik përsa i përket jetës së tij private, por Ardin Roshi moderatori i emisonit ‘Këndo këngën time’ ditën e djeshme.
ka ndarë me të gjithë propozimin që ai i ka bërë të dashurës së tij.

Me dy video të postuara në Instagramin e tij ai ka ndarë me të gjithë propozimin e veçantë.

‘Përpara se te vij momenti që të bëhet mbyllja e mbrëmjes unë dua një minutë për vete. Në këtë rrugëtim të gjatë profesional jo vetëm në ‘Këndo këngën time’ mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë si ju në shtëpi ka qeshur ka kënduar është gëzuar me këtë program. Blerina eja të lutem, mund ta shoqërojmë Blerinën me një duatrokitje (faleminderit).

Pasi Blerina zbriti në skenë Arditi u mundua që ti largoj emocionet asaj.

‘Unë jam njeri shumë privat por këtë moment dua ta ndaje me të gjithë. Mirëmbrema! E di që nuk ke mikrofon dhe nuk flet dot kështu që vetem me dëgjo’.

Pas kësaj fjalie moderatori u ul në gjunjë dhe me unazën në dorë u shpreh:

‘Do të përpiqem që të bëjë vajzën më të lumtur në botë’.

Ajo tha “Po” përmes një puthjeje.

E fejuara dhe tashmë partnerja e jetës e moderatorit Ardit Roshi, Blerina Bajko, është vajza e aktorit të njohur të humorit Agim Bajko.

View this post on Instagram

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *