AKEP nuk pret: Nis punën për heqjen e roamingut me Kosovën

Të tjera Teknologji

Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes së marrëveshjes mes dy qeverive në Pejë, ka nisur zbatimi i njërës prej tyre.

Sicc bën të ditur AKEP, Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë, Ilir Zela ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kreun e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës, Kreshnik Gashi, në të cilën është mirëpritur marrëveshja e qeverive të dyshteteve tona për heqjen e tarifës roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Zela dhe Gashi kanë përshëndetur marrëveshjen ndërmjet dy qeverive dhe kanë rënë dakord të fillojnë menjëherë punën përgatitore për zbatimin e marrëveshjes.

Dy drejtuesit e Autoriteteve Rregullatore të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, e kanë cilësuar marrëveshjen ndërqeveritare, si një vendim që shkon në drejtim të frymës që BashkimiEuropian promovon për rajonin tonë që të hiqen barrierat ndaj qytetarëve.

Ky vullnet u theksua edhe gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, Komisionerja e BE-së për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel.

AKEP dhe ARKEP mirëpresin zgjerimin e kësaj marrëveshje edhe me shtetet e tjera të rajonit, si dhe me vendet e Bashkimit Europian, dhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të BEREC në përmbushje të Axhendës Dixhitale për Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Komisionerja Gabriel.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *