Aksident në Tiranë-Durrës, ndërron jetë pakistanezi. Arrestohet drejtuesi

Kronike Kryesore

 

Një shtetas pakistanez ka ndërruar jetë në një aksident pak pas mesnatës të së martës, rreth orës 00:40 në autostradën “Durrës – Tiranë”.

 

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit 25-vjeçarin Sabah Maçi, në makinën e të cilit ndodhej si pasagjer edhe viktima N.R.

 

Mësohet se 25-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B. Ll., ku për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i tij N.R.

 

Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dy drejtuesit e mjeteve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *