Aksioni në Jalë/ Shkarkohen 4 inspektorët e IKMT-së

Kronike Lajme

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici gjatë një mbledhje urgjente ka shkarkuar nga detyra katër inspektorë të degës Vlorë.

Vendimi i saj ka ardhur pas shfaqjes në media të një regjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

Bëhet fjalë për inspektorët: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka deklaruar kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici.

Më tej ajo ka falenderuar mediat dhe ka shprehur vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.Nderkohe qe bisedat u bene publike ne emisionin investigativ “Stop” ne TV KLAN.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *