Aksioni për krimet e bujshme në Shkodër, arrestohen 4 persona

Kronike Kryesore Lajme

Disa persona kanë përfunduar në pranga të dyshuar për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme (5 shtator)

Burime për Ora News konfirmojnë arrestimin e katër personave të dyshuar deri në orët e mbrëmjes.

Brenda pak ditësh, në Shkodër kanë ndodhur 4 vrasje dhe rezultojnë të zhdukur dy persona prej 1 shtatorit, fati i të cilëve mbetet mister.

Kontrollohen banesat e familjeve Bajra dhe Lici

Pas marrjes së këtij autorizimi, prokuroria urdhëroi policinë për kryerjen e kontrolleve në banesat e anëtarëve të familjeve Lici dhe Bajri.

Ora NEWS raporton se Prokuroria e Shkodrës kërkoi autorizim në gjykatë për kontrolle banesash dhe automjetesh.

Blindohet Shkodra

Pas ngjarjeve të rënda, prokuroria ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e tyre.

Prej mbrëmjes së të martës, Shkodra është në shtetrrethim! Forca të shumta të policisë, reparti Renea, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në lagjet ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent penal ose në kërkim.

Deri pas mesditës së të mërkurës, Policia e Shtetit konfirmoi për Ora News, bllokimin e 4 automjeteve të blinduara.

Ndërkohë forcat e policisë po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që cilësohen problematike në lidhje me rendin publik.

20 të shoqëruar

Gjashtë vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrëmbyer një javë më parë, janë bilanci i këtyre ditëve në Shkodër, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet saktësojnë se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona në këto orë ndërsa shoqërimi i personave të dyshuar po vazhdon.

Të gjithë personat e dyshuar dhe ata me precedentë penalë po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda. Krehja që po ju bëhet zonave në fjalë, është shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pika të larta, që mbajnë nën kontroll të gjithë territorin.

(Në foto: Makinat e blinduara të sekuestruara nga policia)

(Në foto: Makinat e blinduara të sekuestruara nga policia)

(Në foto: Makinat e blinduara të sekuestruara nga policia)

(Në foto: Forcat e policisë rrethojnë zonat e rrezikshme të Shkodrës)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *