Aksioni për të kapur grabitësin, plagosen me gërsherë 3 policët

Kronike Lajme

Tre efektivë policia janë plagosur gjetë tentativës për të neturalizuar një person, i cili grabiti një dyqan në Elbasan.

Ngjarja ndodhur paraditën e sotme, rreth orës 10:00 në lagjen “5 Maji”, ku Irfan Halimllari rreth 50 vjeç ka grabitur një dyqan, duke marrë xhiron ditore prej 20 mijë lekësh të reja dhe më pas është larguar.

Me të marrë njoftimin, blutë e Elbasanit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.  I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.

“Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë per ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, ndërsanë cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja në ka ndodhur lagjen 5 maji të qytetit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ndodhen në vend ngjarje.

I plagosur ka mbetur komandanti i grupit të policëve Ajet Celibashi dhe dy punonjës tjeter.

Edhe autori ka mbetur i plagosur nga përleshja fizike me policët pasi është thyer një xham. Ai ka qëlluar me gërshër në drejtim të policëve.

Ai më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai kishte marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.

Pronari i biznesnit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet efektivët duke lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *