Aktori i famshëm italian: Kam djegur 7 miliard në drogë, tani jetoj në azil!

Kulturë Showbiz

Aktori i famshëm italian, Flavio Bucci në një intervistë për “Corriere della Sera” rrëfen se si përfundoi duke jetuar në një azil pleqsh.

Aktori i filmit dhe i televizionit, producent dhe aktor me zë, krenohet për pjesëmarrjen në dhjetëra filma.

Bucci ka punuar së bashku me mjeshtrit më të mëdhenj të kinemasë italiane.

Fitimet e mëdha të bëra gjatë gjithë karrierës së tij, janë shpenzuar për alkoolin dhe drogën. Megjithatë, ai nuk pendohet.

“Për fat, harxhova çdo gjë për gratë, aq sa ato me jepnin falas vodke dhe kokaine. Këpucë dhe kravata që nuk i vishja kurrë.  Pese gram kokainë në ditë, vetëm për pluhur hodha në erë 7 miliard. A më ka shkatërruar alkooli? Mah, a keni provuar ndonjëherë të deheni? Është bukur! Mjaft më me debatet mbi moralin. Dhe pastaj, çfarë është e mirë/e moralshme?

Duke punuar nga mëngjesi në darkë për të pasuruar dikë? Unë nuk isha një baba i mirë, e di. Por jeta është e mbushur me shumë gabime, gëzime dhe kënaqësi. Nuk pendohem për asgjë. Kam dashuruar, kam jetuar. Ju duket pak kjo?”, thotë ai.

Kjo është një jetë e pamatur që Bucci thotë se e ka udhëhequr. Edhe sot, në moshën 71-vjeçare, gazetari e gjen atë të zhytur në hirin e cigareve të ndryshme. “A më bëjnë keq? Bah, ka vetëm një gjë që ju vret, por kurrë nuk e dini më parë, çfarë do të jetë”.

“Jeta është një dhe është e jotja, mund të bësh atë që dëshiron. Unë nuk ndihem fajtor ndaj askujt, nuk kam keqardhje, ose nëse preferoj, mund t’ju them gjithashtu se kam, kështu që nuk mund të ndryshoja asgjë”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *