Aktori i njohur francez akuzohet se përdhunoi një 20 vjeçe

Kinema Kryesore Kulturë

Sipas disa mediave franceze, aktorii Xherard Depardieu do të jete objekt i një hetimi paraprak për përdhunimin. Ankesa kundër aktorit francez u paraqit më 27 gusht nga një aktore dhe balerine e moshes 20 vjeçe.

Avokati Hervé Temime ka bërë të ditur se aktori “absolutisht kundërshton çdo ngacmim seksual, apo çdo përdhunim”.

Lajmi eshte dhene nga BFM TV, ku pretendohet se ngacmimi ndaj aktores ne moshe te re ka ndodhur me 7 dhe 13 gusht. Vajza ka deklariuar se eshte dhunuar dy here nga aktori i madh francez ne shtepine e tij.

Ajo thekson se eshte dhunuar ne perfundim te provave teatrale te kryera ne shtepine e aktorit Depardieu.

Gjithashtu mediat franceze shkruajne se babai i aktores se re ishte miku i aktorit francez, i cili e kishte marre ne patronazh vajzen 20-vjeçare, te re si aktore, duke pretenduar se do t’i jepte keshilla per karrieren e saj.

Depardieu kohe me pare ishte ne qender vemendjes per shkak te marrjes se shtetesise se tij ruse. Ai u be nenshtetas i Rusise per t’i shpetuar taksave te larta ne France.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *