Akuza e fortë nga The Washington Times: Antibesnikët e Trumpit, si e mbështeti Ramën ish-ambasadori Lu

Kryesore Lajme Politikë

 

Media amerikane Washinton Times, në një analizë të publikuar ditën e djeshme shkruan se diplomatët e SHBA në Shqipëri punojnë kundër Trump.

Në shkrim ndër të tjera cilësohet se: Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qëndrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Shkrimi i plotë

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj fundit në Twitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim. Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie. Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh.PANORAMA

Marrë

nga: https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/usdiplomats-albania-flout-disloyalty-trump/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *