Type to search

Art Showbiz

Akuzat e këngëtarit: Fituesit e festivalit të 57-të Këngës e vendosi juria e turpit

Ndaje

Këngëtari Aurel Thëllimi ishte pjesë e një edicioni krejt të veçantë të “Dikush”. Bashkë me moderatoret Anilda Kaçaçi dhe Keisi Shtëpani në “Gazeta shqiptare.al” kanë realizuar spektaklin e festave të fundvitit. Një korçar që këndon serenatë, muzikë popullore, balada romantike; të gjitha këto detaje bënë atmosferën falë edhe sensit të lartë të humorit që Aureli ka.

Në Festivalin e 57-të Këngës, mori shumë ndjekës në internet, por ndryshe nga pritshmëritë e shumicës për këngën “Të dua ty”, nuk është kualifikuar as në mbrëmjen finale. Ende me zhgënjimin e festivalit ai i quan si “Juri e turpit” anëtarët që sipas tij nuk ishin objektivë. Pa u dekurajuar thotë se ai do vijojë të këndojë si pjesë e Teatri Kombëtar të Operas dhe Baltit. Lë pas “inatin” dhe krijon batuta në studio përmes pyetjeve në bazë të supozimeve të ngritura nga organizatorët. Ndër të tjera ai sjell jetën ashtu siç është; me të mirat e të këqijat e veta.

Tregon me dhimbje se si nuk lë asnjë të kujdeset për mamanë e tij, por merret vetëm ai me shumë përgjegjësi. Di të dalë nga ky emocion i trishtë dhe të ndërrojë temë duke folur për xhelozitë mes kolegësh dhe keqkuptimet mes tyre kur edhe bashkëshortja, Elda Koçilbelli është me të gjithë kohës.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *