Akuzat për eurot e sekuestruara, Taulant Balla, kallëzim penal ndaj Bashës

Lajme Politikë

Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike se Taulant Balla garantoi hyrjen e eurove të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit, Taulant Balla flet për Top Channel, duke bërë të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj kreut demokrat.

Taulant Balla shprehet se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Më herët, Lulzim Basha tha se Taulant Balla kishte garantuar hyrjen parave në vendin tonë dhe se do të shkonin në një prej bandave më aktive në Elbasan. “Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere”, tha Basha.

Me heret ne Facebook, Balla kishte replikuar ndaj Bashes, duke e cilesuar si Babale.

“O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh!

Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve😂”, shkruan Balla ne Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *