Akuzat për grabitje pronash, nën hetim deputeti i PS

Politikë

GJURMA 12/04/2018-17:28

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin për kallëzimin e shtetases Irini Bua, sipas të cilës deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ka përvetësuar pronën përmes tjetërsimit.

Deri më tani mësohet se prokuroria tërhequr dokumentet nga zyra e Hipotekës së Vlorës dhe gjithashtu vendimet e gjykatave për pronën e diskutuar.

Sjellim në vëmendje që Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2 nga deputeti socialist.

Hetimet po kryhen nga Task Force pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa prona për të cilën akuzohet Hyseni është në bregdet, pranë Dhërmiut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *