Akuzat për vjedhje të Pronave, Hyseni: Shpifje të ulëta nga kazani i…

Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni i cili është akuzuar nga opozita si një person që ka vjedhur prona në bregdet, ka reaguar sot nga Foltorja e Kuvendit. Deputeti i PS-së deklaroi se këto janë akuza dhe shpifje dhe të inskenuara nga opozita. Ky është një llum, që e bën opozita dhe në bashkëpunim me kazanin.

Hyseni është shprehur se makineria e baltës vetë ka shpifur, ndërsa ai tha se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se paratë e tij nuk kanë prejardhje të paligjshme, pasi janë vënë me punë dhe me mund.

“Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar. Familja Bua nga Dhërmiu, që nuk e njoh, ka një konflikt të brendshëm prej shumë vitesh, për një pronë të lënë me trashëgimi. Konflikti ka lindur kur ka vdekur nëna dhe ka lidhje me testamentin e saj. Siç jeni në dijeni prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Makineria e baltës. Me moton shpif shpif se diçka do të dalë, kanë vazhduar me shpifjen e tyre. Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme, por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam vrapuar fort, kamë punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria. Rrjedh nga një familje intelektualë, të drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin, me këtë frymë më kanë kultivuar. Prindërit që janë shqetësuara, opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh, jam vënë në lëvizje për të grumbulluar info për këtë çështje.” – është shprehur deputeti i PS-së, Hyseni.

Më tej, deputeti shtoi se “ky konflikt duhet të lihet atje ku e ka vendin”.

“Është pronë që e kam marrë me të ardhura totalisht të ligjshme dhe që e kam deklaruar vetë. Toka që pretendon akuzuesja nga testamenti është e bllokuar”, tha Hyseni.

Emri i deputetit Alket Hyseni është përfshirë prej disa ditësh në një hije skandali me tokat në bregdet. Irini Bua, një banore e Dhërmiut, denoncoi publikisht në Top Channel grabitjen e tokës së saj.

“Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”, tregon Irini Bua. Ajo thotë se ka kallëzuar jo vetëm deputetin e Vlorës Alket Hyseni, por edhe kryeministrin Edi Rama.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *