Alarmi, shfaqet fruthi në Berat, pacienti infekton dy infermiere dhe një sanitare

Lajme Shëndeti Sociale

Gjurma 8 Maj 2018

Rishfaqet sërish sëmundja e fruthit. Një gjimnazist 17-vjeç është shtruar në spital e Beratit ditën e sotme, ndërsa mjekët pohojnë për Report Tv se është i prekur nga fruthi. Ndërkohë që dyshohet se ka infektuar edhe dy infermiere të pavionit ku kurohej.

Dy infermieret janë me temperaturë, ndërsa priten analizat për të mësuar zyrtarisht nëse janë të prekura nga fruthi. Në muajt e fundit ka pasur disa persona të prekur nga fruthi në Berat, por jo vetëm. Në fillim të vitit Ministria e Shëndetësisë mori një plan masash për parandalimin e fruthit, por duket se është rikthyer sërish.

Lajmin e bënë të ditur mjekja e Repartit të Infektivit Elena Xhaxha, e cila deklaron se ka qenë një 24 vjeçar, i cili një javë më parë ndodhej i shtruar në ORL-në e Kirurgjisë, pasi kurohej nga infeksioni në bajame.

Gjatë ditëve të qëndrimit, ai mësohet se kishte shfaqur dhe shenja të fruthit dhe mësohet se ka infektuar dy infermiere. Ndërsa, kryerja e analizave ka nxjerr dyshimet se djali ishte me fruth dhe pasi është kuruar dhe larguar për në shtëpi.

Ndërsa,në Infektiv ndodhen të izoluara dy infermieret, të cilat janë nën kujdesin e mjekëve. Faktin e rënies së fruthit e bën me dije jashtë kamerës dhe Shefja e Repartit të Infektivit, Valbona Papa. Shtatë raste të prekur nga fruthi janë prekur në këtë spital brenda dy muajve të fundit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *