Tuesday, January 19, 2021

Albin Kurti: Vizitën e parë si kryeministër e bëj në Shqipëri

Kryesore Rajon Rrotull Slider kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në zyren e tij, ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.
Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë.
Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.
Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​ /Telegrafi/
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *