Ambasadorja  e tretë femër, që nga Mariza Lino te Kavalec

Kryesore Lajme Politikë

Një ditë përpara festës së Pavarësisë së Amerikës, presidenti  Donald Trump bëri publike propozimin e tij për të emëruar si ambassador një tjetër grua në si diplomatja kryesore e SHBA-ve në Shqipërinë,

Zëri Amerikës bën të ditur se Kathleen Ann Kavalec nga Kalifornia është propozuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë si Ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Zonja Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetoën.

Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

E pra Kavalac  është një eksperte për  marrdhëniet me Rusiënë, por mbi të gjitha  ka shërbyer mbi për çështjet europiane për Parandalimin e konflikteve.

Ajo propozohet në këtë post kur Ballkani është vënë nën shenjëstrën e po kërcënohet nga ndikimi rus.

Ardhja e saj do të nxjerrë në pah nëse do të kënaq opozitën apo maxhorancn në Tiranë, kjo sa i përket qëndrimin që do të përçojë diplomatja e lartë.

Për hir së të vërtetës opozita priste një kandidaturë tjetër, por koha do të vërtetojë për linjën e re politike që do ta ndjekë admnistrata Trump në lidhje me Shqipërinë.

Dihet që Donald Lu ishte i propozuar nga  administrata Obama, e qëndroi në këtë detyrë përtej mandatit të parashikuar.

Tashmë ambasasdores së re  i duhet të përballet më disa çështje, e më kryesorja është procesi i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi, proces që zyrtari i lartë i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu e ka mbrojtur me të gjithë forca e mundshme.

Kavalac vjen në periudhë “qetësie”, e cila mund të ndizet që shpejti nga zgjedhjet e reja vendore dhe mbi të gjitha mbi situatën në Ballkan, kujtojmë këtu që Maqedonia ngjan si një “fitil baruti”, pasi ende nuk e ka zgjidhur përfundimisht çështjen e emrit me Greqinë.

Kavalec tashmë do të jetë e treta ambasadore, nëse konfirmohet nga Senati, që do të përfaqësojë Uashingtonin  zyrtar në Shqipërinë, shteti që përpiqet t’i largohet brishtësisë së saj pas këtij tranzicioni të tejzgjatur.

Më parë ka qenë Mariza Lino, një emër që erdhi në 2 korrik të 1996, e u përball me situatën e trazirave të vitit 1997.

Ajo do të mbahet mend për përplasjet e forta të saj kohe me presidentin Sali Berisha dhe  qeverisjen e PD-së.

Lino u largua në vitin 1999, pasi Shqipëria kaloi tragjedinë e 1997-s dhe luftën e Kosovës.

Do të kalonin dy mandate  ambasadorësh, Limpreht dhe Jeffrey dhe në Shqipëri do të caktohet një tjetër femër si ambasadore.

Pikërisht  në 2004 Marcie B. Ries do të jetë përfaqësuesja më e lartë e SHBA-së në Tiranë.  Këtë detyrë do ta mbante deri në ndërrimin e pushtetit të socialistëve dhe demokratëve,  duke e dorëzuar mandatin në vitin 2007.

Kavalac është gruaja e radhës që do të drejtojë politikën  e lartë amerikane në Shqipëri.  Nëse ajo do të konfirmohet mund të shihet nëse ka ndonjë politikë  të ndyrshme nga administrata Trump. Chri-Chri 018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *