Ambasadorja Kim takon 3 ministra: SHBA ju mbështet për drejtësinë dhe integrimin

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ambasadorja e re amerikane ka nisur takimet me ministrat e qeverise Rama per t’i dhene keshtu dhe mesazhin qe ka marre nga DASH ne lidhje me reformat qe Shqiperia po nderrmerr. Nje dite pas paraqijtes se letrave kredenciale para presidentit Meta, ambasadorja e re, Yuri Kim ka pasur takime te vecanta me ministrat Olta Xhacka.ministren e Drejtesise, Etild Gjonaj dhe ministrin e Jashtem ne detyre, Gent Cakaj.

Keto takime u bene publike edhe nga vete ambasda amerikane me ane te rrjeteve sociale. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.

Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet ne postimin e ambasades amerikane.

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people standing and suit

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *