Type to search

Kryesore Kulturë Showbiz

Amin e pyesin: Si është yt shoq në shtrat? (Video)

Ndaje

Intervista e mbrëmjes së sotme në emisionin “Xing me Ermalin” përveçse ndër më të veçantat, ishte edhe më e sikletshmja për moderatorin Ermal Mamaqi. I vendosur përballë bashkëshortes së tij, ai nuk është kursyer, teksa i ka bërë të ftuarës së tij edhe pyetje tejet private.

Ndërkohë që i drejtohej vetes në vetë të tretë, Mamaqi e pyeti gruan e tij se si është bashkëshorti i saj në shtrat. Pyetja shkaktoi të qeshura në publik, ndërsa Ami preferoi ta kalonte duke thënë se duhet të flasë më shumë për veten se sa për bashkëshortin e saj.

Ermal Mamaqi: Është një pyetje me shumë interes për publikun. Yt shoq si është në shtrat?

Amarda Toska: Tani Ermal si e ke hallin? Më ke ftuar mua këtu, apo do vazhdojmë të flasim për ty? Nëse është kështu, të iki unë dhe të jap ndonjë intervistë me shkrim.

Ermal Mamaqi: Jo mi, desha të të pyes a je e kënaqur nga burri? A ka diçka që mund të bëjë më mirë?

Amarda Toska: Po sigurisht që ka gjithnjë gjëra që mund të bëhen më mirë, por kjo është temë tjetër. Unë mendoj të flasim pak për mua, ta lëmë burrin pak veç…

Ermal Mamaqi: Sigurisht…, paska gjëra të tjera që mund të bëhen më mirë… Mos u ngopsh. Po shumë mirë e ke, do flasim për ty./tvklan.al

Loading...
Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *