Anastas Angjeli vetëm të ardhura nga paga si deputet dhe mësimdhënia, familja në “pikiatë” financiare

Kryesore Politikë shtojca

 

 

Deputeti socialistë, Anastas Angjeli hyn tek të zgjedhurit më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo pasi ai vjen tashmë si përfaqësues i fushës së biznesit, pasi zotëron një universitet. Por gjithsesi në të ardhurat e tija shtesë për vitin 2017 ai ka deklaruar vetëm pagesat si deputetë dhe ato nga mësimdhënia, të cilat në total nuk i kalojnë 30 mijë euro. Por duket se edhe për familjen e tij nuk ka qenë një vit i mbarë nga ana financiare. Angjeli ka deklaruar se atij dhe familjarëve të tij i janë rrudhur llogaritë bankare në shumë të konsiderueshme. Kështu në total familja Angjeli deklaron një pakësim të depozitave në vlerën e rreth 430 mijë eurove dhe shtim të disa llogarive të tjera në vlerën e 300 mijë eurove. Pra në total humbja që kanë pësuar llogaritë e familjes Angjeli shkojnë diku në 140 mijë euro. Gjithsesi familja Angjeli përveç universitetit privat që zotëron dhe që e ka vlerësuar në vetëm 100 mijë lekë, ka deklaruar edhe një numër të madh pasurish të paluajtshme, në Tiranë, Sarandë, Boston.

 

 

 

Pasuri të paluajtshme e deklaruar në 2013

 

1) Shtëpi banimi me 450 m2 sip. truall dhe 589 m2 sip. banimi, vlerë 11 500 000 lekë, ndërtuar në vitet 1992-1995. Shtëpia është financuar me të ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit të përfituar nga procesi i privatizimit plus të ardhurat e pjestuara nga shitja e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes si edhe kredisë bankare.

2) Tokë me sip. 440 m2, në rrethin e Sarandës, me vlerë 264 000 lekë, blerë me të ardhurat familjare.

3) Apartament me vlerë 330 000 dollarë në Boston, SHBA, blerë me të ardhurat familjare dhe të ardhurat nga investimet.

4) Apartament me sip. 158 m2 në Sarandë.

5) Dyqan me sip. 99 m2, në Sarandë, me vlerë të paspecifikuar.

6) Znj. Jona Marashi, shtëpi banimi me vlerë 168 700 dollarë, pjesa në bashkëpronësi është 25%, blerë nëpërmjet të ardhurave të bashkëpronarëve dhe kredisë bankare.

 

Të ardhurat dhe gjendja e llogarive bankare në 2017

 

Të ardhura nga paga bazë dhe komisionet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 1 492 125 lekë.
2) Të ardhura nga pagesa të tjera nga Kuvendi, 802 280 lekë.
3) Të ardhura nga pagesat për mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Mesdhetar i Shqipërisë, 2 187 474 lekë.
4) Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien dhe udhëheqje doktoraturash në UNS, Maqedoni, 3 000 dollarë.

 

 

1) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, 2 023 485 lekë.

2) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura si person fizik, 241 402 lekë.

3) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura nga ‘Benisa Sonsulting Co’, 11 681 dollarë.

4) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura nga ‘AAEF Profit Share’, 41 564 dollarë.

5) Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura si person fizik, 240 000 lekë.

6) Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura nga Qendra Mesdheu / UMSH, 1 933 657 lekë.

7) Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura nga Ministria e Integrimit ( 01.01.2017 – 31.08.2018.), shuma 684 889 lekë.

8) Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura nga Mesdheu Education, 421 516 lekë.

9) Vajza, Znj. Jona Marashi, të ardhura nga Education Development Center, Ëaltham, Ma, 92 500 dollarë neto.

 

 

Gjendja e llogarive bankare

 

1) Gjendja e llogarisë bankare në BKT, shtesë 5 100 euro.

2) Gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim – 75 000 lekë.

3) Gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim – 996 300 lekë.

4) Gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim – 150 euro.

5) Gjendja llogarisë bankare në Commerce Bank, USA, pakësim – 81 dollarë.

6) Kartë krediti Opensky, pakësim – 91 dollarë.

7) Gjendja e llogarisë në RZB, person i autorizuar, pakësim – 1 400 euro.

8) Gjendja e llogarisë bankare në EuroBank, Greqi, shtesë 1 195 euro.

9) Kredi bankare marrë në BKT për blerjen e autoveturës në mars 2015. Detyrimi i shlyer 9 934 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 23 480 euro.

10) Kredi bankare marrë në bankën Eurobank, Greqi për blerjen e apartamentit të motrës në Greqi. Detyrimi i shlyer, 3 753 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 30 857 euro.

11) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim 42 670 euro.

12) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim 54 270 dollarë.

13) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, shtesë 51 845 lekë.

14) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim 13 605 euro.

15) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim 35 080 dollarë.

16) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT si person fizik, shtesë 1 337 700 lekë.

17) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Bank at Commerse, Ma, USA, pakësim 3 070 dollarë.

18) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Citizens Bank, Ma, USA, pakësim 116 172 dollarë.

19) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Devine’s Bank, Ma, USA, pakësim 153 424 dollarë.

20) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, fond pensioni në RZB, shtesë 57 460 lekë.

21) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Intesa SanPaolo Bank Tirana, shtesë 41 740 dollarë.

22) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, investime në shoqërinë PJE Co, 2017, shtesë 115 000 dollarë, pjesa takuese 25 %.

23) Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në EuroBank, Greqi, shtesë 950 dollarë.

24) Djali, Z. Eros Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim 254 000 lekë.

25) Djali, Z. Eros Angjeli, investim në shoqërinë PJE Co (transferuar siç është deklaruar nga prindërit, të ardhura familjare), shtesë 115 000 dollarë, pjesa takuese 25 %.

26) Djali, Z. Eros Angjeli, detyrim si person fizik në shumën 800 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 400 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 400 000 lekë.

27) Vajza, Znj. Jona Marashi, gjendja e llogarisë bankare në Citizens Bank, Ma, SHBA, shtesë 21 283 dollarë.

28) Vajza, Znj. Jona Marashi, gjendja e llogarisë bankare në American Express, shtesë 1 703 dollarë.

29) Vajza, Znj. Jona Marashi, investim në shoqërinë PJE Co, (të ardhura nga prindërit dhe familjare), shtesë 115 000 dollarë, pjesa takuese 25 %.

30) Vajza, Znj. Jona Marashi, kredi bankare për shtëpinë ku zotëron 25 %. Detyrimi i shlyer, 7 817 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer 89 568 dollarë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *