Angela Martini “habit” ndjekësit: Donald Trump meriton çmimin …

Kryesore Kulturë Showbiz

Modelja shkodrane Angela Martini i është shkëputur postimeve “hot” në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke iu kthyer për pak kohë politikës.

Takimi historik  i presidentit amerikan Donald Trump me presidentin e Koresë së së Veriut, Kim Jong Un duket se është përjetuar ethshëm edhe nga modelja Martini.

Nëpërmjet një postimi në Insta store, modelja shqiptare nuk i ka kursyer elozhet për  presidentin amerikan për këtë takim që do të mbesë në historinë botërore.

“Pavarësisht mendimeve të tjera, besoj Donald Trump meriton Çmimin Nobel për paqe për atë që sapo arriti”, shkruan modelja shqiptare, në postimin e saj me foton ku Trump shfaqet duke shtrënguar dorën me presidentin koreanoverior.

Gjithashtu ajo thekson se Trump nuk është një politikan, por është një biznesmen dhe si tillë presidenti amerikan i mban të gjitha premtimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *