Anglezët gjejnë zgjidhje për strehimin, shpikin shtepinë më të vogël në botë

Kryesore

Dëshira për të krijuar pavarësi për të rinjtë pavarësisht pamundësisë së tyre për të jetuar vetëm duket se tashmë e ka një zgjidhje.

Këtë e mundëson shpikja më e fundit e një ish-inxhinieri të Rolls Royce.

Në episodin më të fundit të “Give me this” të publikuar nga ‘Daily Mail’ prezantohet një banesë e quajtur Conkers.

Kjo strehë konsiderohet si zgjidhja për krizën e banesave në Britani. Ajo kushton vetëm 24 600 dollarë dhe mund të instalohet në kopshtin e banesës.

Ajo mund të jetë hapësira perfekte për njerëzit që kthehen në shtëpi pas universitetit.

Këto struktura sferike janë quajtur Conkers dhe janë ndërtuar me të gjitha materialet britanike.

Ato kanë një diametër prej rreth 3.9 metrash por mund të përshtaten edhe me hapësira më të mëdha për qëllime të tjera.

Disa nga këto struktura mund të bëhen bashkë ndërkohë kanë brenda hapësirë të mjaftueshme për të krijuar ambient për të qëndruar, por për të pasur edhe banjë me të gjitha pajisjet e saj.

Kjo është një ide fantastike dhe mund t’u japë të rinjve lirinë që duan.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *