Angli, vritet me thikë shqiptari, emri

Kronike Kryesore Lajme

Një burrë që është goditur për vdekje me thikë pranë një stacioni metroje të shtunën në mbrëmje është shqiptar, ai quhet Edmond Jonuzi.

Mediat britanike shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane në veri të Londrës në orën 9:45. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Edmond Jonuzi besohet se është therur gjatë një grindjeje mes dy grupeve në Ducketts Common, tha “Scotland Yard”. Tashmë kanë nisur hetimet  dhe një post-ekzaminim pas vdekjes.

Asnjë arrestim nuk është bërë. Inspektori Garry Moncrieff i Policisë Metropolitanë dhe Komandës së Krimeve tha se “kjo zonë ishte shumë e populluar dhe duhet të ketë pasur njerëz që të kenë dëgjuar diçka të dyshimtë që të na ndihmojë të gjejmë kush e vrau Edmondin.  Unë bëj thirrje që kushdo që ka qënë dëshmitar apo ka ndonjë informacion, të njoftojë Policinë”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *