Anketimi, socialistët duan një marrëveshje për zgjidhjen e krizës

Lajme Politikë

Rreth 55 ditë nga nisja e krizës politike asgjë e re në Tiranë. Kriza po avragohet, ndërkohë që nuk ka ende asnjë shenjë dialogu dhe as përpjekje për ndërmjetësim. Në synimet afatshkurtra mazhorancë ndjehet komode pa opozitë dhe përfituese nga veprimi ekstrem i djegies së mandateve, opozita ndjehet e flustruar nga pamundësia e qeverisë për të qeverisur dhe rritja e pakënaqësinë qytetare. Po më tej? A do të ketë bisedime dhe marrëveshje? A do të ketë ndërmjetësim dhe presion ndërkombëtar për një model të njëjtë marrëveshjeje si në Maqedoni më 2015 apo Shqipëri 2017? Mazhoranca nuk ka dhënë ende asnjë sinjal se ka një draft apo një nismë konkrete për bisedime dhe marrëveshje, opozita disa herë ka përsëritur, nuk ka më marrëveshje si më 2017. Shanset për një 2017 të dytë janë minimale, por skenarët optimistë nuk e përjashtojnë një marrëveshje “të madhe” të re.

Për të nisur debatin që e zhvendos trajtimin e krizës nga rruga dhe rrjetet sociale në institucione, po ju prezantojmë sot dy përfundime të një anketimi që stafi i Institutit të Studimeve Politike zhvilloi me 201 delegatë në Kongresin e fundit Elektoral të Partisë Socialiste. Anketime të tilla me tema të njëjta për identitetet partiake, përbërjen e delegatëve, mandatet, legjitimitetin si dhe aktivitetet politike ISP ka zhvilluar edhe në dy Kongreset / Kuvendet e fundit kombëtare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Të gjitha të dhënat e detajuara dhe të analizuara do të jenë së shpejti publike.

No photo description available.
Sot vetëm tre tregues: vlerësimi i delegatëve të PS për marrëveshjen politike 2017 midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD Basha, – ku natyrshëm socialistët ndjehen fitues dhe vlerësues për të, – vlerësimi për mundësinë e një dialogu dhe marrëveshje të re politike për t’i dhënë fund krizës aktuale politike në Shqipëri, – si dhe vlerësimi nëse blerja e trafiku i votave kanë ndikim të madh në zgjedhje. Rreth 75% e delegatëve të PS kanë vlerësim pozitiv për marrëveshjen e vitit 2017, por ndërkohë, 59% besojnë se kriza aktuale do të zgjidhet me një marrëveshje të re politike midis dy partive. 60% e delegatëve të PS mendojnë se blerja e trafiku i votave kanë ndikim në zgjedhje, vetëm 38% kanë mendim se ato nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje.

Mësimi? Mendimi i delegatëve është shumë më i avancuar në rregullat demokratike të njohjes dhe të trajtimit të konflikteve politike sesa i lidershipit të tyre. Ka diskordancë të madhe midis retorikës denigruese që përdor lidershipi i PS ndaj opozitës e protestave/kërkesave të saj dhe perceptimit të moderuar të delegatëve të Kongresit Elektoral të PS për opozitën dhe pretendimin e saj për ndikimin e blerjes/trafikimit të votave në zgjedhje. Të njëjtat situata me kontraste të thella midis mendimit të delegatëve dhe mendimit zyrtar të lidershipit partiak pati gjetur edhe anketimi i bërë në Kuvendin Kombëtar të PD vitin e kaluar. Pra, kur anëtarësia beson tek dialogu dhe marrëveshja është kontraversale sesi vetë liderit politikë besojnë më shumë tek konflikti i skajshëm dhe zgjidhja përmes forcës në rrugë apo forcës me kartona në Parlament.

No photo description available.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se me siguri delegatët e PS shohin tek një marrëveshje të re mundësi praktike përfitimi njësoj si në marrëveshjen e vitit 2017, pra si një mundësi për ta tërhequr opozitën në sistem pa cenuar qëndrimin e tyre në pushtet. Fakti mbetet i njëjtë, të gjithë duam pluralizmin dhe i njohin problemet reale, por në mentalitete e ligjërim publik, shumica e atyre që marrin vendime, përfshirë militantët partiakë dhe drejtuesit e tyre, i duan kundërshtarët politikë jo për të ndarë me ta sfidat e sotme dhe të së ardhmes, por për t’i mundur, me çdo mjet e formë, dhe përmes këtij procesi, pra i duan thjesht për të legjitimuar vetveten dhe për të pasur një alibi të përhershme fajësie të Tjetrit në rast dështimesh. Palët refuzojnë të përballen me faktet dhe sfidat, por duan ti përdorin ato në dobi të agjendave elektorale afatshkurtra, duke lënë të hapur mundësinë e precedentin që krizat të përsëriten periodikisht dhe palët politike të sillen njësoj sa herë kalojnë në opozitë apo vijnë në pushtet. Botim i Institutit te Studimeve Politike

Image may contain: text

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *