Anti Covid/ Të parët 20 % e popullatës, Manastirliu: Ja kategoritë që do vaksinohen të parët, nuk do jete falas

Kryesore Slider kryesore Sociale

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se 20 % e popullatës shqiptare do të vaksinohen të parët me ‘Covax’ për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ministrja Manastirliu ndonëse nuk tha një informacion të saktë se kur do të mbërrijë vaksina, tha se më shumë informacione do të kemi në dhjetor.

“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax. Covax përfshin 10 kompani që punojnë për prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët potenciale për vaksinën”, tha Manstirliu në ‘Opinion’.
Ajo pohoi mes të tjerash se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me Covax, por më shumë informacione do të kemi në fillim të muajit dhjetor. Ndërkohë, Manastirliu tha se të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut.

“Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e rriskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina nuk d do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme./burimi: Opinion.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *