Anti-KÇK-ja zbarkon në Shkodër për sekuestrimin e pasurisë së Doçit dhe Bajrit, pjesë e grupit të Shijakut

Kronike Lajme Slider kryesore

Pas sekuestrimit ditën e djeshme të pronave të Hajrajve në Shijak, sot do të goditet pjesa tjetër e grupit në Shkodër, që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën. Bëhet fjalë për familjen Doçi. Gentian Doçi cilësohet si truri i pengmarrjes së Prengës, ndërsa është në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine.

Gentian Doçi së bashku me Hajrajt në Shijak organizuan dhe kryen rrëmbimin dhe më pas vrasjen e pengut, Jan Prenga pas konflikteve me vëllanë e tij të fundit në Angli. Ndërkohë që në shënjestër do të jenë edhe Bajrajt po në qytetin e Shkodrës.

Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total. Sot OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *