Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit? Kushtetuesja pranon kërkesën e PD

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kerkesa e opozites per anullimin e zgjedhjeve lokale ka kaluar filtrin e pare te Gjykates Kushtetuese. Treshja e gjyqtareve, sipas Vizion Plus, ka vendosur qe ankimi i depozituar nga kryetarja ne detyre e bashkise se Shkodres Voltana Ademi kunder procesit te 30 qershorit te kaloje per shqyrtim ne seance plenare.

Ceshtja e zgjedhjeve se bashku me ankimin e presidentit kunder prishjes se teatrit kombetar jane dy prej ceshtjeve qe gjykata kushtetuese ka vendosur ti kaloje per shqyrtim ne seance, nderkohe qe ka rrezuar 52 ankime te tjera.

Aktualisht Kushtetuesja ka vetem 4 anetare dhe te vetmet vendime qe mund te marre jane apo per kalimin ose jo te ceshtjeve ne seance plenare.

Por qe te kete nje vendim perfundimtar per zgjedhjet e 30 qershorit gjykata duhet te kete minimalisht 6 anetare, dhe ende askush nuk mund te thote nje afat se kur kushtetuesja do te jete plotesisht funksionale.

Ankimi kunder zgjedhjeve lokale u depozitua ne kushtetuese ne 18 korrik nga kryebashkiakja ne detyre e shkodres, Voltana Ademi e cila kerkoi shpalljen antikushtetues te gjithe procesit te 30 qershorit.

Ne 23 faqet e ankimit argumenti  kryesor eshte dekreti i Presidentit te Republikes Meta per anullimin e zgjedhjeve dhe mungesa e kandidateve alternative ne 31 bashki te vendit.

Goditja e procesit te 30 qershorit ne kushtetuese ishte zgjidhja qe propozuan amerikanet, te cilet  24 ore pas zhvillimit te zgjedhjeve lokale, sugjeruan qe te gjithe ata qe deshirojne te sfidojne rezultatin e zgjedhjeve  ti drejtohen gjykates kushtetuese.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *