Anullohet fluturimi i avionit, shtyhet takimet e zyrtarit britanik me krerët e shtetit

Politikë

Nuk dihet nëse ka qenë një avari teknike apo ka qenë ndonjë grevë, por avioni që do të sillte në vendin tonë drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet Politike në Zyrën  e Jashtme  dhe Komonuelthin të Britanisë së Madhe z. Richard Moore, ka anulluar fluturimin. Kjo ka bërë që të anulohen edhe të gjitha takimet që ai kishte programuar me drejtuesit e lartë shtetëror shqiptar. Një prej tyre është edhe takimi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Lajmin e bënë të ditur zyra e shtypit e Kuvendit, e cila konfirmon se shtyrja e takimit ka ardhur pikërisht për shkak të anullimit të fluturimit.

“Për arsye objektive (anullimi i fluturimit te linjës ajrore) takimi i Kryetari të Kuvendit z. Gramoz Ruçi me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet  Politike në Zyrën e Jashtme dhe Komonuelthin të Britanisë së Madhe është anuluar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *