Apeli heq arrestin në shtëpi për Tahirin, PD: U mbyll si pakt mafioz

Lajme Politikë shtojca

Në Shqipëri, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, vendosi sot pasdite të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë dy javë më parë nga Gjykata e Shkallës së parë ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin Prokuroria ka ngritur akuzën për “Trafikim të narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Seanca e sotme u zhvillua pas ankimit të bërë si nga zoti Tahiri ashtu dhe nga Prokuroria e cila kërkoi arrestin me burg për ish ministrin. Maksim Haxhia, avokati i zotit Tahiri u shpreh i kënaqur me vendimin e sotëm, ndërsa deklaroi se Prokuroria sipas tij nuk kishte paraqitur asnjë provë të re që të mbështeste kërkesën e saj.

Seanca e sotme pati një interes të veçantë për shkak të komenteve të mbrëmshme të ambasadorit amerikan Donald Lu i cili deklaroi se “kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve”. Ai i bëri “thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”. Pas vendimit të sotëm ambasada tha se i qëndronte deklaratës së bërë një ditë më parë.

Nga ana e tij, kreu demokrat Lulzim Basha reagoi duke u shprehur se “u mbyll sipas paktit mafioz Rama-Tahiri, farsa e paralajmëruar e “arrestit”. Lirimi i Saimir Tahirit është triumfi i krimit dhe trafikantëve të drogës dhe goditje e rëndë për integrimin europian të Shqipërisë dhe drejtësinë e vërtetë”, deklaroi zoti Basha përmes një statusi në Facebook.

Hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm, sipas VOA, nisën tetorin e shkuar, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet u hapën menjëherë pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i tij përmendet disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me shpejtësi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë. Në fillim të muajit maj, zoti Tahiri dha dorëheqjen si deputet duke dorëzuar mandatin parlamentar, ndërsa deklaroi se dëshironte të hetohej e gjykohej si një qytetar i thjeshtë pa mburojë politike.

Ndersa nje dite perpara se jepej vendimi ambasadori i SHBA, Donald Lu paralajmeroi se ndaj gjyqtareve Apelit po ushtrohet presion. Lu deklaronte se “kishte raportime për presione serioze dhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve të çështjes”.

Kur Apeli bëri fakt të kryer lirinë e ish-ministrit të Brendshëm, Ambasada Amerikane thotë për Top Channel se i qëndron të njëjtës deklaratë që bëri një ditë më parë ambasadori Donald Lu.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. I bëj thirrje shoqërise civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para”, deklaronte ambasadori një ditë më parë.

Ndersa opozita e ka cilesuar kete vendim si nje skenar tipike mafioze, ku kryedemokrati Basha deklaroi se lirimi i Tahirit eshte nje goditje e rende per integrimin europian te Shqiperise dhe drejtesine e vertete.

Ndersa lideri historik i PD-se, ish-kryeministri Sali Berisha ka qene me folklorik ne statusin e tij.

Reagimi i Bashes

Rama-Tahiri: loja drejt fundit

U mbyll sipas paktit mafioz Rama-Tahiri, farsa e paralajmëruar e “arrestit” dhe “dorëzimit” të kontrolluar të Tahirit tek “drejtësia”.

Lirimi i Saimir Tahirit është triumfi i krimit dhe trafikantëve të drogës dhe goditje e rëndë për integrimin europian të Shqipërisë dhe drejtësinë e vërtetë.

Ky akt rikonfirmoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë qenë, janë dhe do të jenë një dhe të pandarë. Ata së bashku përdorën krimin dhe drogën për para dhe pushtet dhe tani po përdorin pushtetin për të garantuar pandëshkueshmërinë e Tahirit, Habiljave dhe trafikantëve të tjerë të drogës.

Lirimi i Tahirit tregon se Edi Rama ka zgjedhur përfundimisht anën e krimit në dëm të Shqipërisë. Kjo është goditje direkte për mundësinë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Nxjerrja e Saimir Tahirit para drejtësisë është kërkesë specifike për hapjen e negociatave për disa qeveri Europiane të cilat e kanë informuar qartë dhe direkt Edi Ramën për këtë gjë.

Lirimi i Tahirit tregon se drejtësia është tashmë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe kriminelëve të lidhur me të. Kapja totale e Prokurorisë, shkrirja e Gjykatës Kushtetuese dhe paralizimi i Gjykatës së Lartë janë garancia më e madhe që Edi Rama ofron për të gjithë kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin.

Reagimi i Berishes

O feste te madhe ka sonte Mafia!

Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!

Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!

Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:

Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?

Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! sb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *