Apeli i Policisë: Kujdes! Ja kur duhet t’i tërhiqni paratë nga bankomati

Kronike Kryesore Lajme

Policia apelon qytetarët të kenë kujdes kur i tërheqin paratë nga bankomati, duke përcaktuar edhe rastet kur duhet të ndërmarrin një veprim të tillë.

Për të eliminuar dhe shmangur rastet e ndonjë grabitjeje të mundshme të qytetarëve gjatë kohës kur ata janë duke tërhequr paratë, policia ka nisur të sensibilizojë qytetarët, duke i treguar edhe kohën e rastet se kur duhet t’i tërheqin paratë nga bankomati.

E këtë gjë e ka bërë pikërisht Policia e Qarkut Fier, e cila me anë të postimi i këshillon qytetarët se kur duhet të tërheqin paratë nga bankomati.

“Kujdes! Gjatë kryerjes së veprimeve në Bankomat. Sigurohu që askush nuk shikon kodin e kartës dhe që nuk është dikush që të ndjek më qëllim grabitjen e parave të tua.

Këshillë: Planifiko që tërheqjen e parave ta bësh ditën, gjatë kohës që ka lëvizje, që të mos vihet në rrezik jeta jote” thuhet në postimin në Facebook të Policisë

 

No automatic alt text available.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *