Apeli i Twitter: Ndryshoni fjalëkalimin

Të tjera Teknologji

Gjurma 4 Maj 2018

Rrjeti social Twitter i ka bërë thirrje 330 milionë përdoruesve të tij nga e gjithë bota të ndryshojnë fjalëkalimin, pasi një virus ka marrë të gjitha informacionet e tyre sekrete.

Megjithatë kompania njofton se ende nuk është identifikuar asnjë shenjë e përdorimit të të dhënave të ekspozuara, por megjithatë sugjeron një fjalëkalim tjetër për çështje sigurie.

Shefi i teknologjisë së kompanisë me bazë në San Francisko, Parag Agrawal sqaroi se fjalëkalimet e përdoruesve janë të ruajtura në një regjistër të brendshëm të pambrojtur, dhe se të enjten u zbulua anomalia që shfaqi virusi.

Kompania ndërkohë po punon për të rregulluar problemin, por nuk jep të dhëna se sa përdorues janë prekur nga virusi dhe prej kur janë vënë në rrezik të dhënat e përdoruesve të Twitter.

“Si një masë paraprake, konsideroni ndryshimin e fjalëkalimit tuaj në të gjitha shërbimet ku keni përdorur këtë fjalëkalim”, sugjeron kompania në Twitter.

Kjo ngjarje vjen pas skandalit të rrjetit social Facebook me kompaninë konsulente “Cambridge Analytica” e cila ka përdorur të dhënat e miliona njerëzve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *