Apple “mposht” Amazon kalon vlerën rekord të 1 000 miliardë dollarëve!

Të tjera Teknologji

Gjiganti amerikane i informatikës, “Apple”, i famshëm për revolucionin që ka sjell në botën e telefonave dhe të tabletave, u bë sot kompania e parë private që kalon vlerën e 1 000 miliardë dollarëve në Bursë.

Ky nivel simbolik kalua kur aksionet e “Apple” arritën vlerën e 207,05 dollarëve secili në “Wall Street”.

“Niveli i 1 000 miliardë dollarëve është kryesisht psikologjik, duke i dhënë tregut mesazhin e rritjes dhe të rëndësisë”, thotë Howard Silverblatt, specialist për treguesin “S&P Dow Jones”.

Grupi kalifornian shfaqi sërish këtë javë performancën e tij të jashtëzakonshme duke publikuar një rritje prej 20% të xhiros së tij tregtare në tremujorin e dytë falë “iPhone 8” dhe, mbi të gjitha, “iPhone X” çmimi i të cilit në SHBA është gati 1 000 dollarë.

Apple dhe Amazon po “luftonin” prej rreth një jave, për t’u bërë kompania e parë që arrinte këtë vlerë në treg.

Tashmë edhe Amazon është shumë pranë arritjes së kësaj vlere, ashtu si edhe dy kompanitë e tjera amerikane Alphabet Inc, dhe Microsoft.

.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *