Gjurma 13/04/2018
Kompania Apple ka folur për herë të parë për të mohuar spekulimet se do ndalojë shitjen e shkarkimeve të muzikës përmes iTunes.
Në një deklaratë, gjiganti i teknologjisë ka deklaruar se do mbyllë iTunes për të nxitur njerëzit që të ndjekin Apple Music. Duket se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi zëdhënësi i Apple tha: “Nuk është e vërtetë. Në fillim të këtij viti, ne bëmë plane që të shesim albume nëpërmjet iTunes, një lëvizje që insdustria e mendoi të arsyeshme.”
Kështu Apple ka hedhur poshtë gjitha spekulimet dhe ka thënë se vdekja e iTunes po ekzagjerohet.