Arben Imami: Qeveria Rama e kriminalizuar. Me Bashën e pamundur…

Kryesore Lajme Politikë

Pas gati 1 viti heshtjeje, ish-deputeti demokrat Arben Imami ka qenë i ftuar në studion e Top Talk, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështirë brenda radhëve të opozitës, ku fajtor për këtë bën edhe kryetarin aktual Lulzim Basha.

“Si do të veprojë opozita?! Kemi një gjendje të vështirë. Rrënjët e kësaj gjendje janë zgjedhjet që u dhanë dhe u morën në tavolinë, të dy janë njësoj. As Basha nuk ishte i titulluar për të dhënë zgjedhjet në Tavolinë, e as Rama nuk ishte i titulluar për të marrë zgjedhjet në tavolinë.

Sipas tij njerëzit janë të papërfaqësuar, e opozita e sotme është e dobët në vetvete edhe për këtë fakt, e për këtë arsye Edi Rama vijon të qeverisë me arrogancë.

“Nëse nuk shkojmë në zgjedhje s’do kemi një opozitë të fortë, Si mund të shkojmë në zgjedhje nuk di të jap as unë një përgjigje”, u shpreh Imami.

Çështja më e përfolur e momentit është rasti “Babale” e akuzat e opozitës për qeveri të kriminalizuar. E për Arben Imamin opozita e sotme ka shumë të drejtë në denoncimet e saj për një qeveri të kriminalizuar, e për këtë s’mund të kritikohet në vetvete.

“Opozita ka të drejtë që kjo qeveri është e kriminalizuar. Kjo është parë edhe më parë me pastrimin e parave kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie. Kjo është qeveria më e keqe e 30 viteve më të fundit në Shqipëri. Përfshirja e opozitës në këtë luftë nuk mund të kritikohet në vetvete”, u shpreh Imami duke shtuar se situata ka ndryshuar edhe në Europë: “Situata ka ndryshuar edhe në Europë. Kjo qeverisje nuk është e rastësishme është pjesë e një vale që përfshiu të gjithë botën”.

Sipas tij janë dy problemet aktuale në Shqipëri, kriminaliteti dhe Ekonomia.

“Kriminalitetin nuk e shohin as pjesa më e madhe e ndërkombëtarëve. Ekonomia po shkon gjithnjë e më keq. Shqipëria ka pasur në këto 5 vite 3 miliardë euro për investime, nëse ju më gjeni 300 milionë euro investim të dukshëm heq dorë nga pretendimi për pjesën tjetër. Kemi një vjedhje të hapur të pasurisë së vendit”, u shpreh Imami.

“Basha nuk lejon më as forcimin e opozitës”, theksoi Imami, teksa vlerëson se vendi duhet të shkojë në zgjedhje që opozita të forcohet: “Ajo çfarë them është se nëse nuk shkojnë njerëzit tek kutia e votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre, sistemi demokratik nuk funksionon më”.

I pyetur nëse a ka një aleancë mes Bashës e Ramës, imami u përgjigj: “Nuk mund intereson se çfarë ka ndodhur pas skene, por ajo çfarë ka ndodhur në skenë. Zgjedhjet që u humbën vitin e kaluar, nuk u humbën vetëm prej drogës dhe parave, por edhe për 250 mijë zgjedhës që humbën besimin tek opozita”

Sipas tij me Lulzim Bashën kryetar do të jetë e pamundur që opozita të kthejë mbrapsht zgjedhës të humbur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *