Type to search

Kryesore Sport Vendi

“Arena Kombëtare” do shitet! Duka zbulon si do të veprohet me emrin

Ndaje

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka këmbëngul se përfundimi i punimeve në “Arenën Kombëtare” do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. I ftuar në “Intervista e Mbrëmjës” në “Ora News”, Duka deklaroi se punimet po shkojnë në rrugën e duhur, ndërsa shtoi se emri do të shitet për arsyeje komerciale.

“Punimet po shkojnë siç duhet. Jemi në dorën e fundit për përfundimin e projektit. Projekti është shumë i bukur. Do të jetë vërtetë një stadium shumë i bukur. 

Stadium me kullë? Nga stadiumi nuk shihet kulla në fakt. Do të jetë shumë komod për spektatorët dhe nëse nuk do të ketë pengesa të tjera, brenda 2019 do të luajmë atje.

Emri i stadiumit?

“Ai është një stadium i ri dhe ende nuk ka asnjë emër, as “Arena Kombëtare” dhe as “Qemal Stafa”. Është një objekt i ri, një kompani në vete, me bashkëpronarë qeverinë shqiptare dhe FSHF-në, por që njëri bashkëpronarë nuk i ka dhënë kontributet e veta dhe duhet ta komercializojmë emrin e stadiumit. Përderisa Gjermania, një vend shumë më i zhvilluar se ne thotë “Allianz Arena” për arsyeje komerciale nuk ka pse në Tiranë të mos ketë një emër komercial. “-tha Duka.

Konfirmimi i Panucit

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e kualifikueseve të Euro 2020. Kombëtarja kuqezi bën pjesë në grupin H sëbashku me Francën, Turqinë, Islandën, Andorrën dhe Moldavinë. Lidhur më këtë short, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar në “Intervista e mbrëmjes” në Ora News, ku komentoi shortin dhe vendimin për të konfirmuar teknikun Christian Panucci në krye të pankinës kuqezi.

Grup i vështirë?

Nuk ka grupe të lehta. Të gjitha grupet janë të ekuilibruara, mesatare dhe të forta. Mund të ishte dhe më i keq, sikur ai B. Grupi që jemi mund të luajmë, mund të shpresojmë dhe të synojmë vendin e parë dhe të dytë. Ka kohë që të drejtat televizive janë të shpërndara njëlloj nga UEFA. Sa i përket shortit, ndeshjen e parë e kemi fituar.

Premtimet?

Kombëtarja pas ecurisë në Euro 2016 e ka rritur stekën vetë, pasi është gjithmonë dhe synon gjithmonë vendet më të larta në grup. Kam dëgjuar se kundërshtarët tonë janë vetëm Islanda dhe Turqia, por duhet të kemi frikë dhe nga Andorra. Kemi mungesa dhe i vogël si kombëtarja jonë po gjen vështirësi.

Kombëtarja e Kosovës?

Ndjek të gjithë kombëtaret, sidomos atë të Kosovës.

Konfirmimi  i Panuccit?

Sa më lart të ngjitesh aq më e vështirë është. Pas marrjes pjesë në Euro 2016 dhe vendin e tretë në grupin kualifikues të Botërorit, bëri që tifozët të kërkonin shumë te kjo kombëtare.

Rokada në kombëtaret e moshave?

Të gjithë iu është dhënë mundësia, por kur mungojnë rezultatet edhe shkarkimi do të vijë. Stafi aktual ka vetëm 1 vit në këtë pozicion dhe me kombëtaren e madhe kemi përpara edhe kualifikueset e Euro 2020, pasi një ndryshim i beftë do të sillte një klimë jo shumë të mirë.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *