Armando Sadiku, pas operacionit, jep mesazhin e fortë për tifozat

Kryesore Sport Vendi

Demtimi do ta lere 6 muaj larg fushave sulmuesin e kombetares kuqezi, por Armando Sadiku eshte optimist se do te kthehet ne fushe.

Nepermjet nje postimi ne rrjetin Instragram sulmuesi ka falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, ndërsa ka premtuar se do të jetë përsëri shpejt në fushë, ashtu si më parë, me fanelën kuqezi. Gjate nje ndeshje miqesore me Levanten, Sadiku pati nje nderhyrje te rende ne gjurin e majte sa keputi ligamentin. Pas operacionit, ai pritet te rikuperohet, edhe pse do te qendroje larg fushes se blerte.

Mesazhi i Sadikut

Diçka e papritur më ndodhi! Por falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit të gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar, ju përshëndes, Armando.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *