Armë, snajper e municione në shtëpi për të furnizuar grupe kriminale, kapet 64-vjeçari në Tiranë/VIDEO

Kronike Lajme

Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses një operacion të koduar “Baza”, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni luftarak, në një bazë që furnizonte grupet kriminale dhe persona që merren me veprimtari të paligjshme.

Si pasojë e operacionit është arrestuar një 64-vjeçar nga Tirana, Ramazan A., me precedentë të mëparshëm penalë për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, i cili thuhet të kishte përshtatur banesën e tij si një bazë që iu shërbente grupeve kriminale për furnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri; automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmëautomatike; 4 armë zjarri të çmontuara; 3 armë të precizionit të lartë dhe një armë sportive; si dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme armësh zjarri.

Materialet hetimore në ngarkim të 64-vjeçarit, për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Njoftimi i plote i Policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “BAZA”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

– dy armë sportive.

– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Per arsye hetimi nuk bejme me dije te dhena te tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

TiranëFinalizohet operacioni policor i koduar “BAZA”.Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :- Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).- dy armë sportive.- municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.Per arsye hetimi nuk bejme me dije te dhena te tjera.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 3. August 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *