Arrestimet e “të fortëve” në Shkodër/ Jepet masa e sigurisë, tre lihen në burg, një i lirë

Kronike Kryesore

 

 

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë sot masat e sigurisë për të arrestuarit gjatë operacionit të fundit, dy ditë më parë. Për Astmer Bilalin, Gjykata ka dhënë “arrest shtëpie”. Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Ilir Bajri, Emrah Plaku, dhe Erogen Brajoviç, gjyqtarja Irida Kacerja vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” me 30 ditë.

 

Mësohet se afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë në dispozicion të Gjykatës aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fishekë të gjetur gjatë operacionit.

 

Akuzat ndaj tyre janë vetëm për disa fishekë, ndërsa armët nuk thuhet se ku janë gjetur dhe se kujt i përkasin. Avokatët kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë, duke u shprehur se s’ka prova për ta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *