Arrestimi i 4 të ‘fortëve’, mes tyre ish-kampioni i boksit dhe lidhja me vrasjen e biznesmenit Ferracaku

Kronike Kryesore Lajme

Mes 4 të arrestuar si pjesë e bandave kriminale në Shkodër, është edhe një ish-kampion boksi. Bëhet fjalë për Astmer Bilalin, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

Bilali në vitin 2012 ka qenë boksieri i vetëm nga katër pjesëtarët e tjerë të Shqipërisë, që mundi të kalonte në turin kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Por ai nuk arriti që të fitonte, pasi u mund nga boksieri rumun Ionut George raundin e 1/8-ve.

Lidhja me biznesmenin e vrare, Arjan Ferracaku

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi se Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit. Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë dhe kalëronin shpesh bashkë të veshur si cowboy.

Ferracaku kur u vrau ishte duke shëtitur me kalë. Gazetari Hoxha gjatë emisionit mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi edhe një foto ekskluzive të Ferracakut duke kalëruar. Sikur duket nga fotoja e publikuar në Repolitix, Ferracaku është veshur si caw boy dhe mendohet se ditën e atentatit ka pasur të njëjtën veshje me pjesëtarë të tjerë të grupit, pikërisht si lëvizte normalisht edhe me Bilalin. Mendohet se një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër.

Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë. Hoxha tha se autorët ishin tre, njëri ishte mbi pemë për të vrojtuar situatën, ndërsa dy të tjerët e kanë qëlluar me breshëri, pjesa më e madhe në kokë. Ai tha se autorët kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë objektivi i vërtetë, prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje.

Të arrestuar nga Policia janë:
• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Gjithashtu në operacion janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *