Arrestimi i Balilit, Rama i kundërpërgjigjet ambasadorit Lu

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të ambasadorit të SHBA, Donald Lu i cili tha se qeveria dhe policia ka dështuar me
kapjen e Klement Balilin.

Rama tha se ai që nuk është kapur kishte një lidhje politike dhe ishte drejtor.

“Sot është në kërkim, e në bashkëpunim me partnerët me herët se vonë do të kapet edhe pse nuk është e lehtë, si tregojnë edhe vendet
e tjera për profile të tilla që kanë lidhje të forta në territorin e vendeve ku jetojnë”.

“Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi për nuk e di të disatën herë miku ynë ambasadori  lidhur me një nga profilet më të larta të krimit të organizuar dhe pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri  dhe do të jetë një sukses i madh. Por mos harrojmë që nuk ishte 40 vjet më parë, vetëm pak vite më parë ky ishte drejtor. Ishte drejtor i lidhur politkisht dhe politikisht i provuar drejtor dhe çuditërisht jo drejtor peshkimi por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët më herët se vonë ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë siç tregojnë edhe shembujt e Amerikës apo Italisë kur bëhet fjalë për profile të tilla”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se janë mbi 100 raste kriminelësh, të cilët janë liruar nga burgu në sallat e gjykatave.

Rama: Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë nga gjykatësit dhe kanë dalë dhe kanë përsëritur krimin, vrasje përdhunime dhe grabitje me dhunë si tre kategori që nuk mund të marrin pafajësinë në sallën e gjyqit. Jemi të vetëdijshëm se ky poroces nuk ndodh në një hark kohor të shkurtër, por është një proces ku nuk ka kthim prapa.

Policia e ka garantuar duan apo nuk duan ata që e bëjnë këtë diskutim. E ka garantuar që paprekshmëria e individit në Shqipëri nuk ekziston më. Që nga shkeljet e vogla, deri tek më të mëdhajat. Çështja është që sistmi i drejtësisë të garantojë që pandëshkueshmëria mos eksiztojë më.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *