Arrestimi i pastorit, sanksionet për dy ministrat turk, SHBA e Turqi përballen në Singapor

Botë Rrotull

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione ministrit të Brendshëm turk dhe të Drejtësisë për shkak të mbajtjes nën arrest të pastorit nga Karolina e Veriut Andrew Branson. Ai është arrestuar që më 25 korrik 2016 nën akuzat se ka ndihmuar një grup të udhëhequr nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për tentativën e dështuar për grusht-shtet në Turqi. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se dy ministrat turq kanë luajtur rol kryesor në arrestimin e pastorit.

“Ne besojmë se pastori është viktimë e një arrestimi të padrejtë dhe nuk kemi prova që ai të ketë gabuar diku. Si rezultat çdo pronë e dy ministrave turq nën juridiksionin amerikan do të bllokohen dhe amerikanët do të ndalohen të kryejnë tansaksione me ta”. Javën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Turqinë se do t’i vendoste një numër të madh sanksionesh nëse nuk do të lironte menjëherë pastorin Andrew Brunson. Presidenti turk reagoi duke u shprehur se Turqia nuk do t’i japë rëndësi gjuhës kërcënuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Nga gjuha kërcënuese e SHBA-së nuk përfiton askush. Nuk është aspak e përshtatshme që të përdoret një gjuhë e tillë ndërkohë që Turqia ka dhënë mbështetje maksimale për Nato-n. Nuk do t’i kushtojmë rëndësi kësaj gjuhe kërcënuese”. Erdogan ka theksuar më tej se Turqia nuk do të bëjë kompromise sa i përket pavarësisë së gjyqësorit dhe se SHBA-ja duhet ta njohë mirë karakterin turk.

 

Agjencia e lajmeve turke, thekson se pritet që  në Singapor të mbahet takimi dypalësh mes ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe të sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritet që Çavuşoğlu dhe Pompeo të mbajnë një takim dypalësh në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Çavuşoğlu dhe Pompeo gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar shpesh biseda telefonike në lidhje me tema të ndryshme, si për zhvillimet në Siri, procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, dorëzimin e avionëve luftarak F-35 në Turqi, si dhe për pastorin amerikan Adrew Brunson, gjykimi i të cilit po vazhdon në Turqi.

Së fundi, para takimit që do të mbahet në Singapor, me kërkesë të palës amerikane, Çavuşoğlu dhe Pompeo dje zhvilluan një bisedë telefonike. Së bashku me bisedat telefonike të zhvilluara më 18, 26 dhe 28 korrik, Çavuşoğlu dhe Pompeo gjatë 15 ditëve të fundit janë konsultuar për 4 herë.

Pritet që nesër në Singapor të zhvillohet edhe takimi dypalësh për të cilin ishte vendosur para vendimit të SHBA-ve për sanksione ndaj ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *