Arrestimi i vëllait të Alketa Vejsiut, reagon PD: Hë se të liron Rama, i ka shërbyer motra …

Kryesore Politikë

 

 

 

Edhe pse nuk jep shumë detaje policia njoftoi se arrestoi natën e mbrëmshme 29-vjeçarin Indrit Vejsiu pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogram kanabis gati për shitje.

 

Mediat më pas zbuluan se i arrestuarinë në aksin rrugor Milot-Lezhë është vëllai i moderatores Alketa Vejsiu.

 

Pas kësaj kanë reaguar në Facebook edhe deputetët e Partisë Demokratike, EdI Paloka dhe Edmond Spaho.

 

“Si ka mundësi që të gjithë ata që i shërbejnë këtij monstre kryeministër, herët a vonë dalin të lidhur me krimin në një mënyre apo një tjetër…?!!”, shkruan Paloka.

 

Kurse Edmond Spahon thotë me ironi; “Hë se të liron Rama. i ka shërbyer aq shumë Alketa sa mina,t do i kthejnë në fishekzjarre kurse kanabisin e bëjnë çaj”,

 

Minat e gjetura në makinën e vëllait të vogël të Alketa Vejsiut ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh. Gjithashtu në makinën e tij u gjetën 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *