Arrestohen personat që dogjën flamurin turk dhe e postuan videon në Facebook

Kosovë Rrotull

Të premten në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, dy të dyshuar janë shoqëruar në polici, pasi që në rrjetin social Facebook, kanë publikuar video duke djegur flamurin e shtetit turk.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.

Gazeta Ekspress raporton se ndryshe, deri te djegia e flamurit turk kishte ardhur pas deklaratave të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk.

“Kështu duhet krejt shqiptarët me vepru ku ka turq dhe shkije. Duhet ma ua shti flakën, se janë armiq shekullor të popullit shqiptar. Kalle turkin e m… Poshtë Turqia, në përkrahje të Gjergj Dedës. Kalle turkin e m…, kalle Erdoganin”, ishin dëgjuar duke thënë personat që dogjën flamurin.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *