Arrestohet dhe ekstradohet nga Greqia pedofili shqiptar, ish-trajneri ngacmoi seksualisht dy të mitur

Kronike Lajme Slider kryesore

Ish-trajneri Sokol Metaj, 55 vjeç, i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve është ekstraduar nga Greqia.

Sipas policisë Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

Njëri prej të rinjve pretendoi se i pandehuri e kishte ngacmuar në vijimësi seksualisht me fjalë dhe me veprime konkrete, duke tentuar të prekë në vende intime. Referuar vendimit të gjykatës, i dëmtuarit K. Gj. është njohur me Sokol Metaj përmes një shokut të tij.

Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar disa herë. Sipas të dëmtuarit, gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, i ka drejtuar pyetje të tilla si p.sh., “A ke qejf të rrish me mua?”, “A të pëlqej?”, “Do më përgjigjesh mua sa herë që unë dua të rri me ty?”.

Në një nga takimet, Metaj ka tentuar ta prekë fizikisht të dëmtuarin. Për këtë shkak, K. Gj. ka ftuar shokun e tij R. V. për t’i ngritur një kurth Metajt, duke ia prezantuar si një nga “ata që ai donte”.

Metaj i ka dërguar dy të rinjtë në një rrugicë. Kur ka tentuar të rrijë vetëm me njërin prej tyre, ata e kanë qëlluar me grusht në fytyrë dhe janë larguar.

 Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.  

 Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *