Arrestohet njeriu që tronditi botën me sekrete, ja si ka ndryshuar Assange

Botë Rrotull

Bashkë-themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar në ambasadën ekuadoriane në Londër ditën e sotme, raportoi BBC.

Zoti Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit shtatë vjet më parë që të shmangte ekstradimin për në Suedi, akuza të cilat tashmë janë rrëzuar.

Policia Metropolitane e Londrës tha se arrestimi erdhi për shkak të mos paraqitjes në gjyq.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno tha se e tërhoqi mbrapsht azilin politik të z. Assange pasi ai theu në mënyrë të vazhdueshme ligjet ndërkombëtare.

Por Wikileaks u shpreh në Twitter se Ekuadori ka vepruar ilegalisht në përfundimin e azilit politik të z. Assange në “lidhje me thyerjen e ligjit ndërkombëtar”.

Po në Twitter, Sekretari i shtetit Sajid Javid tha se: “Mund të konfirmoj se tashmë Jualian Assange është në kujdesin e policisë dhe në mënyrë të drejtë po ballafaqohet me drejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar. Dua të falenderoj Ekuadorin për bashkëpunimin . Askush nuk është mbi ligjin”.

 

12145216 6911187 Image A 59 1554986573404

foto galeri

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *