Arrihet akordi, Etrit Berisha drejt kampionatit francez

Sport

Etrit Berisha është shumë pranë transferimit te skuadra e Lilës. Këtë gjë e konfirmojnë edhe mediat franceze dhe raportohet se gardiani shqiptar ka gjetur akordin me klubin e njohës dhe së shpejti pritet edhe zyrtarizimi.

Atalanta kërkon 7 milionë euro për portierin shqiptar, gjithsesi pritet që klubi Italian të ulë ofertë dhe të arrihet një marrëveshje për transferimin e 29-vjeçarit. Skuadra bergameska ka projektuar portierin Golini si titillar në sezonin e ardhshëm duke i hapur rrugën largimit të Berishës.

Raportohet se klubi francez është në bisedime edhe me portierin Çedrik Karraso dhe Martin Stekelenburg, por gardiani shqiptar duket më pranë. Në ditët e ardhshme pritet që të ketë zhvillime të reja në lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *